Ballina Top Lajm Tronditet Kërçova! Aksidenti i rëndë i merr jetën 22-vjeçarit Albion Sejdini nga...

Tronditet Kërçova! Aksidenti i rëndë i merr jetën 22-vjeçarit Albion Sejdini nga Tuhini, varrimi nesër në ora 16!

Kërçova tronditet sërish.Në një aksident u shua jeta e 22 vjeçarit Albion Sejdini nga Tuhini. Varrimi bëhet në ora 16:00 nesër e premte dt 16 gusht ’24…..

Një aksident automobilistik në rrethrrotullimin e dytë të qytetit të Kërçovës, në segmentin rrugor hyrja nga Ohëri, në orët e vona të natës kur fillonin akrepat të ecnin drejt agimit të ditës së enjte, Albioni nuk arriti të shohi dritën e kësaj dite. Ai u shkëput drejt qiellit për të lundruar në botën e parajsës. Sepse shuarja e tij ndodhi kur ai sapo kishte mbaruar detyrën e filmimit në një dasëm pas të cilës u nisë për në shtëpi, pa e ditur se nuk do arrijë. Moshë e re në të cilën ju shkëputën ëndërrat e jetës. Ishte i dashur , i qetë i matur dhe i buzqeshur, si një engjël i dërguar nga Zoti i cili e këthej te vetja. E till është jeta shpesh herë në dukje e padrejt. Por kur në raste të tilla është vullneti i Zotit që përcakton fatet tona, duhet të gjejm forcën shpirtërore për të përballuar dhimbjen e për të gjetë kurajon për tu bindur se rruga e vetme është të pajtohemi me fatet që na përcakton jeta. Forcë për të cilën lusim Zotin të pajisë prindërit, vëllezërit, të afërtit, faresfisin dhe shokët e Albinit, shpirti të cilit u preht në parajs/ Nga Tv Gurra

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është kthimi ynë… “(Kuran)
Me dhimbje dhe pikëllim pranuam lajmin e largimit nga kjo botë të të riut Albion Sejdini nga fshati Tuhin.
Albionin, opinioni do ta mbajë mend për buzëqeshjen dhe energjinë që reflektonte tek të gjithë që rrinin bashkë me të.
Albi, ishte një aktivist i pashoq në jetën shoqërore. Atë e gjeje në çdo aktivitet për të mirë të vendit të tij.
Së fundmi, me energji dhe vrull të madh, bashkë me vllezërit Besartin dhe Shpëtimin, ishte pjesë e ekipit vullnetar gjatë renovimit në Xhaminë e fshatit Tuhin.
Në emër të Myftiut Qamil ef. Rushiti, Këshillit të Myftinisë, imamëve dhe gjithë Xhematit Kërçovar, prindërve, vllezërve dhe gjithë familjes Sejdini, iu shprehim ngushëllimet e sinqerta, duke lutur Allahun e Madhërishëm, që Albin ta takojmë në Xhennetet e Allahut Fuqiplotë.
Allahu xh.sh. iu dhuroftë sabër familjes dhe shoqërisë!
Me dhimbje dhe pikëllim;
Myftinia e Kërçovës

Me dhimbje të madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta të ish-nxënësit tim, Albion Sejdini. Ky aksident tragjik të mori jetën në një moshë shumë të re, vetëm 22 vjeç. Albion, ti ishe një djalë i urtë dhe me një zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ishe një shembull i shkëlqyer për shokët e tu, me një sjellje të denjë dhe një shpirt të pastër. Humbja jote nga kjo jetë është një dhimbje e madhe për të gjithë ne që patëm fatin të të njohim. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë të afërmit e tu. Zoti ju dhëntë sabër.
U prehsh në paqe, gjithmonë në kujtimet tona ashtu siç ishe, me fytyrën tënde të buzëqeshur dhe engjëllore.