Turqia është “pushtuar” nga flakët, ku si pasojë u plagosën 21 persona dhe u detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen.
Sipas mediave të huaja, zjarri u përhap në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin
“Flakët në Izmir, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë plagosur 21 persona”, njoftoi kryetari i bashkisë
“Gjatë natës, 17 shtëpi banimi u dogjën, 105 shtëpi dhe 44 vende pune u evakuuan, dëmtuar 1600 hektarë tokë në Izmir”, tha ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve.
Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve të papritura të motit.