Një shtetas kinez është arrestuar pasi u përpoq vazhdimisht të futej në vilën Mar-a-Lago, e cila është në pronësi të ish-presidentit Donald Trump në Palm Beach.
I arrestuari Zijie Li, 38 vjeç, pretendonte se ai kishte dokumente që lidhin qeverinë e vendit të tij me atentatin e 13 korrikut ndaj Trump.
Por, edhe një natë më parë, i riu kinez u ngjit me makinë deri në hyrjen kryesore të pronës së Trump me një Toyota Prius gri dhe u tha agjentëve të Shërbimit Sekret se kishte dokumente që tregonin se Kina ishte e përfshirë në atentatin në tentative.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, Trump nuk ishte në shtëpi në atë kohë dhe ishte në Milëaukee, Ëisconsin, për Konventën Kombëtare Republikane.
Pas paralajmërimeve se Li nuk duhet të futej në vilën e Trump, policia ka rrestuar shtatasin kinez.
Bëjmë me dije se menjëherë pas atentatit, Shërbimi Sekret rriti sigurinë rreth pasurisë së Trump dhe pronave të tjera të tij. /vizionplus.tv