Ballina Bota Ukraina shkatërron urën e tretë, Kursku humbet lidhjet me pjesën e mbetur...

Ukraina shkatërron urën e tretë, Kursku humbet lidhjet me pjesën e mbetur të rajonit

Forcat ukrainase kanë shkatërruar urën e tretë dhe të fundit që lidh pjesën e Kurskut të pushtuar nga Ukraina me pjesën tjetër të rajonit, tha një zyrtar rus.

Roman Alekhin, këshilltar i guvernatorit të Kurskut, konfirmoi raportet e mëparshme, duke pretenduar se humbja e urës strategjike “nuk i jep përparësi Ukrainës” dhe duke shtuar se trupat ruse “ishin angazhuar për të ndërtuar një lidhje të re”.

Urat janë përdorur në të kaluarën për të sjellë trupa dhe furnizime në jug të rajonit të Kurskut dhe shkatërrimi i tyre do ta bëjë gjithnjë e më të vështirë për ushtrinë ruse rikthimin e territorit të humbur.

Ukraina, e cila më parë tha se shkatërroi dy ura të tjera mbi lumë, nuk i ka komentuar raportet. Të dielën, Presidenti Volodymyr Zelensky tha se inkursioni ushtarak i vendit të tij në Rusi ishte projektuar për të krijuar një zonë tampon dhe për të parandaluar sulme të mëtejshme nga Moska, në shpjegimin e parë të qartë të strategjisë së Kievit.

Duke folur në fjalimin e tij, Zelensky tha: “Tani është detyra jonë kryesore në operacionet mbrojtëse në përgjithësi të shkatërrojmë sa më shumë potencialin luftarak rus dhe të kryejmë veprime maksimale kundërsulmuese. Kjo përfshin krijimin e një zone tampon në territorin e agresorit, operacionin tonë në rajonin e Kurskut”.

Por, forcat ukrainase janë në mbrojtje diku tjetër dhe përballen me një betejë për të mbrojtur qytetin strategjik lindor të Pokrovsk, ku Rusia ka avancuar në mënyrë të qëndrueshme javët e fundit në luftime të ashpra më shumë se dy vjet që nga pushtimi i plotë i Rusisë.

Ndërkohë të paktën katër persona, të gjithë civilë, kanë vdekur në sulmet e forcave ruse në Donetsk. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ukrainase. Në mesin e viktimave, tre persona vdiqën, ku u godit një zonë banimi dhe një grua u vra në oborrin e shtëpisë së saj.