Kanë dalë pamjet nga banesa ku burrë e grua humbën jetën mëngjesin e sotëm, 6 gusht. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.
Në videot e siguruara nga Vizion Plus, shihet trupi i pajetë i Huso Islamajt, 69 vjeç, i cili pasi masakroi me sëpatë të shoqen, Shano Islamaj, u hodh nga shkallët nga djali i tij Klement Islamaj.
Dalin pamjet nga banesa në #Konispol ku ndodhi krimi i dyfishtë! Trupat në vendngjarje#albania pic.twitter.com/FXkOsyNWH3
— Tetova News (@TetovaNews1) August 6, 2024
69-vjeçari humbi jetën. Mësohet se ka qenë mbesa e të moshuarit që ka marrë të atin, Klementinin dhe i ka thënë se gjyshi vrau gjyshen.
Blutë arrestuan djalin e dy viktimave, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Klementin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv
“Hajde se gjyshi ka vrarë nënën”, 10-vjeçarja dëshmitare e krimit të rëndë në Konispol, telefonoi Klementin i cili shtyu të atin nga shkallët
Fshati Shalës i Konispolit u trondit mëngjesin e sotëm (6 gusht) nga një vrasje e dyfishtë në familjen Islamaj.
Huso Islamaj, 69 vjeç vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islamaj, 66 vjeç. Dëshmitare e krimit të rëndë ishte mbesa 10-vjeçare e të moshuarit. Vogëlushja telefonoi menjëherë të atin, Klement Ismailaj, duke i thënë se “gjyshi kishte vrarë gjysen”.
Me të mbërritur në banesë, 40-vjeçari Klement Ismailaj u konfliktua me të atin, të cilin e shtyu nga shkallët. I moshuari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Huso Ismailaj njihej si një person problematik dhe i dhunshëm në fshat.
Por krimi në familjen Ismailaj i ka rrënjët shumë vite më parë.
Babai i Husos, i cili njihej në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje.
Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres, tjetrën e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë, duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Ditën e sotme policia ka arrestuar djalin e viktimave, Klement Islamajn, teksa po verifikohen motivet e krimit të rëndë.
Hetimet po drejtohen nga Prokuroria, ku ende nuk dihet se çfarë akuze do të ngrihet për 40-vjeçarin Islamaj, nëse do të jetë akuza për vrasje me dashje apo aksidentale./vizionplus.tv
Krim i dyfishtë në një familje në Konispol, burri vret gruan dhe humb jetën pas sherrit me të birin
Një krim i dyfishë në familje ka tronditur mëngjesin e kësaj të marte zonën e Konispolit në Sarandë. Pas një konflikti në familje, burri ka vrarë gruan e tij me sëpatë dhe më pas ai është vrarë nga i biri, i cili e ka shtyrë nga shkallët. Viktimat janë Huso Islamaj 69 vjeç dhe gruaja e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit e sotëm, në fshatin Shalës të Konispolit.
Ngjarja e rëndë në familjen Islamaj ka shokuar të gjith zonën e Konispolit në Sarandë. Mëngjesin e kësaj të marte 69 vjecari Huso Islamaj ka shkuar në banesën e tij në fshatin Shalës dhe pas një debati me bashkëshorten e tij Shano Islamaj, 66 vjeçe,e ka marrë sepatën dhe e ka goditur në shpinë duke e lënë të vdekur në vend.
Djali i familjes, Klement Islamaj ka qenë në gjum kur ka dëgjuar zhurmën dhe debatet mes prindërve të tij, është zgjuar dhe ka parë të ëmën të shtrirë në tokë ndërsa babi mbante sepaten e gjakosur në dorë. Në atë moment i ati ka tentuar të konfliktohet edhe me djalin e tij, ndërsa 40 vjecari duke u vetëmbrojtur e ka hedhur të atin nga shkallët pasi i gjithë konflikti është zhvilluar në katin e dytë të shtëpisë.
Pas ngjarjes së rëndë është njoftuar polici dhe forcat e rendit kanë prangosur 40 vjecarin Klement Islamajn, djalin e familjes, i cili po merret në pyetje dhe prokuroria do klasifikojë më tej edhe veprën penale, nëse do të ngrejë akuzë për vrasje me dashje apo në rrethana aksidentale. Mësohet se çifti i të moshuarve që mbetën të vrarë, kishte tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Por dramat e familjes Islamaj në fshatin Shalës të Sarandës, duket se e kanë pikënisjen vite më parë. Origjina e tyre është nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, pak kilometra nga fshati Shalës. Huso Islamaj, 69 vjec, i cili vrau bashkëshorten me sopatë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, njihej si person problematik nga bashkëfshatarët e tij.
Krimi në familjen Islamaj duket se ka një histori të gjatë pasi babai i Huso Islamajt, i njohur në fshat si Xhevit Cene, është dyshuar më parë për të paktën tre vrasje. Dhe të treja kanë qenë bashkëshortet e tij. Njërën nga bashkëshortet babai i Husos e ka vrarë duke e hedhur në gropë të gëlqeres. Bashkoshorten e dytë e ka vrarë duke e hedhur në pus, ndërsa tjetrën e ka mbytur në lumë.
Historin e ka vazhduar edhe i biri Huso Islamaj i cili mëngjesin e së martës rreth orës 7:00 goditi bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend.