Ballina Bota Washington Post: Presioni i SHBA-së stepi Iranin, rikonsiderimi i sulmit në shkallë...

Washington Post: Presioni i SHBA-së stepi Iranin, rikonsiderimi i sulmit në shkallë të gjerë

Presioni diplomatik i administratës së Bidenit i kombinuar me lëvizjen e anijeve luftarake të SHBA-së në Lindjen e Mesme mund të ketë ‘stepur’ Iranin nga nisja e një sulmi në shkallë të gjerë kundër Izraelit në përgjigje të vrasjes së Haniya, besojnë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, sipas Washington Post.

Edhe pse Irani ka kërcënuar se do ta ndëshkojë Izraelin më ashpër se sa në prill, kur nisi një sulm me qindra dronë dhe dhjetëra raketa, Teherani mund të jetë duke e rishqyrtuar atë plan në mes të dislokimit të forcave amerikane në rajon dhe mesazheve për pasoja të rënda për Qeveria Pezeskiane, raporton artikulli i gazetës amerikane.

“Irani e kupton qartë se SHBA-ja është e palëkundur në mbrojtjen e interesave të tij, aleatëve dhe amerikanëve në rajon. Ne kemi lëvizur njësi të rëndësishme ushtarake për të theksuar pozicionin tonë”, tha një zyrtar i lartë i administratës Biden për Washington Post.

Sipas artikullit, një rol në ndryshimin e mundshëm të qëndrimit të Iranit mund të ketë luajtur edhe fakti se, pavarësisht vlerësimeve fillestare për vrasjen e Haniya nga një raketë nga Izraeli, Teherani dyshohet se ka pranuar se gjithçka është bërë me një bombë në dhomë të liderit të vrarë të Hamasit dhe kështu nuk justifikohet asnjë përgjigje e ashpër.

Blinken: Ne kemi dërguar një mesazh se nuk duhet të ketë përshkallëzim

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha të martën se Uashingtoni i ka dërguar një mesazh Iranit dhe Izraelit se ekziston një konsensus i gjerë që tensioni në Lindjen e Mesme nuk duhet të përshkallëzohet.

Sipas tij, negociatat për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve kanë arritur në fazën përfundimtare./vizionplus.tv