Ka nisur operacioni i futjes së trupave ushtarake dhe tankeve brenda territorit të Libanit.
Gazetari i Top Channel Artur Bibe i cili raporton direkt nga lufta, mëson se operacioni ka nisur dhe forcat ushtarake kanë hyrë në territor, duke gjuajtur bomba fosforike, me shumë gjasa për të krijuar një perde tymi për forcat tokësore.
Përdorimi i fosforit është 100% i ligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar për sa kohë që përdoret në situata të caktuara dhe jo rreth civilëve.
Forcat izraelite aktualisht po kryejnë operacione tokësore që synojnë Hezbollahun brenda Libanit, thanë SHBA të hënën vonë, mes bombardimeve të rënda dhe tankesh përgjatë kufirit midis dy vendeve.
Ndërkohë ushtria libaneze po tërhiqet nga zona kufitare afër Izraelit.
Mediat libaneze raportuan bombardime dhe zjarr tankesh që synonin fshatrat kufitare ngjitur me zonat e Metula, Misgav Am dhe Kfar Giladi në Izraelin verior, të cilat u shpallën sot zonë e mbyllur ushtarake.
Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, ndërkohë paralajmëroi Teheranin se mund të godasë kudo në rajon sipas dëshirës. “Nuk ka asnjë vend në Lindjen e Mesme që Izraeli nuk mund ta arrijë,” tha ai në një video drejtuar popullit iranian.
Kreu i Kombeve të Bashkuara është shprehur kundër një pushtimi tokësor izraelit në Liban, tha të hënën zëdhënësi i tij.
“Ne nuk duam të shohim asnjë lloj pushtimi tokësor,” tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, gjatë një konference për shtyp./Top Channel
BREAKING NOW #Israel begins land incursion into #Lebanon. pic.twitter.com/YeJXKBtKzA
— ✝ ⚔️ Hunter UA ✠ (@UaCoins) September 30, 2024