Ballina Bota Irani kërcënon Donald Trump

Irani kërcënon Donald Trump

Zbulimi amerikan  paralajmëron se Irani po kërkon të vrasë ish –Presidentin amerikan Donald Trump. Në lidhje me këtë  zyrtarët e zbulimit në Uashington kanë informuar shtabin elektoral të kandidatit republikan, përmes një letre ku nuk jepen detaje për natyrën e kërcënimit.

Sipas  shtabit elektoral të Trump-it, qëllimi i këtyre përpjekjeve është të shkaktojnë kaos dhe të destabilizojnë Shtetet e Bashkuara, në kulmin e perplasjeve të brendshme politike të fushatës për zgjedhjet presidenciale.

Edhe vetë Trump është shprehur më herët në rrjetin social X se ka patur përpjekje të tilla nga Irani, të cilat nuk kanë funksionuar, por që ata do ta provojnë sërish. Teherani nuk ka reaguar deri më tani për paralajmërimin e agjensisë amerikane te zbulimit.

Sakaq të shtëna me armë zjarri dyshohet se janë shënuar drejt zyrës së fushatës zgjedhore të Kamala Harris në Arizona. Zyrtarët  shtuan se të shtënat kanë ardhur nga persona të paidentifikuar  në mesnatë, ndërsa në zyrë nuk ndodhej askush. /vizionplus.tv