Izraeli duket se po përgatit pushtimin tokësor të Libanit, duke u thënë ushtarvëe të përgatiten për përballjen me Hezbollahun.
Shefi i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Herzi Halevi, u ka thënë trupave se avionët izraelitë kanë goditur “për të përgatitur terrenin për hyrjen e tyre të mundshme” dhe gjithashtu për të vazhduar goditjen e Hezbollahut.
Ai u tha trupave të përgatiteshin. “Qëllimi”, tha ai, “është kthimi i sigurt i banorëve të veriut”.
“Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja manovruese, hynë në territorin e armikut, hyni në fshatrat që Hezbollahu ka përgatitur si poste të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore, pika stacioni dhe pika lëshimi në territorin tonë dhe të kryejë sulme ndaj civilëve izraelitë.
Hyrja juaj në ato zona me forcë, përballja juaj me operativët e Hezbollahut, që ata të kuptojnë se çfarë do të thotë të përballesh me një forcë profesionale, shumë të aftë dhe me përvojë në betejë. Ju po hyni shumë më të fortë dhe shumë më me përvojë se ata”, u ka thënë ai ushtarëve izraelitë.
Prej disa ditësh, avionët izraelitë kanë qëlluar disa objektiva në Liban, duke thënë se ka vrarë disa komandantë të lartë të Hezbollahut, fill pas sulmit elektronik me shpërthimin e mijëra pajisjeve të komunikimit.
Në një deklaratë për mediat, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha dje se Izraeli po “ndryshon balancat e pushtetit në rajon”.