Ballina Bota U sulmua nga peshkaqeni gjatë notit, humb jetën turistja 30-vjeçare në Spanjë

U sulmua nga peshkaqeni gjatë notit, humb jetën turistja 30-vjeçare në Spanjë

Çdo ndihmë erdhi shumë vonë për gjermanen. Ajo humbi një këmbë në sulmin e peshkaqenit, pësoi një arrest kardiak gjatë fluturimit dhe mbërriti e vdekur në spitalin Doctor Negrín në Las Palmas de Gran Canaria pas mesnate.

Një turiste gjermane ka humbur jetën në Spanjë, pasi është sulmuar nga një peshkaqen.

Sipas mediave të huaja, 30-vjeçarja ishte duke notuar teksa është kafshuar nga peshkaqeni, 278 milje në jugperëndim të ishullit Gran Canaria.

Shërbimet e urgjencën në Spanjë u alarmuan në gjendjen në të cilën ndodhej e reja dhe pas konsultimit me autoritetet marokene, e nisën menjëherë me helikopter

Pak orë më vonë, turistja 30-vjeçare hipi në helikopter dhe vdiq nga arresti kardiak ndërsa po transportohej në një spital të Las Palmas.

Vitin e kaluar pati 69 sulme peshkaqenësh në mbarë botën që vranë dhjetë njerëz, katër vdekje u regjistruan në Australi, dy në SHBA dhe nga një në Bahamas, Egjipt, Meksikë dhe Francë (në Kaledoninë e Re). /vizionplus.tv