Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pasi lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, u vra në një sulm ajror nga forcat e Izraelit.
Netanyahu u shpreh se eliminimi i Nasrallahut u ka dhënë shpresë të gjithë atyre që kundërshtojnë boshtin e së keqes të Iranit.
Netanyahu pati një paralajmërim për Iranin, ku tha se nuk ka vend në Lindjen e Mesme, ku Izraeli nuk mund të ndërhyjë.
“Të gjithë ata që kundërshtojnë boshtin e së keqes, të gjithë ata që rënkojnë nën tiraninë e dhunshme të Iranit dhe përfaqësuesve të tij në Liban, Siri, vetë Iran dhe gjetkë, të gjithë ata u mbushën me shpresë sot. Unë u them qytetarëve të atyre vendeve: Izraeli qëndron me ju. Nuk ka vend në Iran apo në Lindjen e Mesme që krahu i gjatë i Izraelit nuk do ta arrijë, dhe sot ju tashmë e dini se sa e vërtetë është kjo”, tha Netanyahu.