Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, konfirmoi se Yahya Sinwar u vra nga ushtarët e IDF.
Në një mesazh për homologët e tij në mbarë botën, Katz u bë zyrtari i parë izraelit që njoftoi zyrtarisht neutralizimin e liderit të Hamasit.
“Vrasësi masiv Yahya Sinwar, i cili është përgjegjës për masakrën dhe mizoritë e 7 tetorit, u vra sot nga ushtarët e IDF”, tha ministri izraelit, sipas zyrës së tij.
“Kjo është një arritje e madhe ushtarake dhe morale për Izraelin dhe një fitore për të gjithë botën e lirë kundër boshtit të keq të islamit radikal të udhëhequr nga Irani”, vijon ai.
Katz shton se vrasja e Sinwar “krijon një mundësi” për lirimin e menjëhershëm të pengjeve dhe krijimin e një Gaze të lirë nga kontrolli i Hamasit dhe Iranit.
“Izraeli ka nevojë për mbështetjen dhe ndihmën tuaj tani më shumë se kurrë për të çuar përpara këto synime të rëndësishme së bashku”, përfundoi Katz në deklaratën e tij. /vizionplus.tv