Shqiptari Dalip Dugolli, i njohur si Dario është dënuar me 10 vjet e gjashtë muaj burg në Itali.
55-vjeçari akuzohet për “tentativë vrasje”, pasi goditi me thikë ish-partneren dhe vajzën e saj 20-vjeçare gjatë një debati në banesë, më 8 tetor të vitit të kaluar.
Masa e sigurisë për shqiptarin nga Kosova u dha mëngjesin e kësaj të hëne (28 tetor 2024) nga prokurori i gjykatës së Monzës, Andrea Giudici, i cili shkoi edhe më tej se kërkesa e prokurorit Alessandro Pepè, i cili kishte kërkuar tetë vjet burg.
Siç shkruajnë mediet e huaja, Dugolli pas një sherri në shtëpi, kishte goditur ish-bashkëshorten dhe vajzën, të cilat fatmirësisht ja dolën të mbijetonin falë ndihmës së mjekëve. Pas dhunës nga 55-vjeçari, ato u ndihmuan nga fqinjët që kishin dëgjuar ngjarjen e rëndë. Sipas asaj që tregojnë fqinjët, kjo nuk ishte hera e parë që mes ish-çiftit kishte debate dhe keqkuptime. /vizionplus.tv