Ballina Kronika VIDEO/ I dënuar me burgim të përjetshëm nga Belgjika, arrestohet në Spanjë...

VIDEO/ I dënuar me burgim të përjetshëm nga Belgjika, arrestohet në Spanjë shqiptari! Ndihmoi organizatën kriminale të vriste një person

Policia spanjolle ka arrestuar në aeroportin Manises, në Valencia, një 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kërkohej nga autoritetet belge.

Shqiptari ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Belgjika, pasi akuzohet se i kishte dhënë informacione një organizate kriminale për të kryer vrasje.

Shqiptari po udhëtonte nga Shqipëria drejt Spanjës, bëjnë me dije mediat vendase.

Ai u ndalua nga autoritetet spanjolle në aeroport ku u zbulua se ndaj tij kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet belge.

I arrestuari i përkiste një organizate të rrezikshme kriminale dhe në janar 2022 ka dhënë informacion dhe ka kontribuar në vrasjen e një personi me armë zjarri, kur ai do të hynte në shtëpinë e tij në Belgjikë.

Tetova News në YouTube:

Për këto ngjarje ky person është dënuar me burgim të përjetshëm dhe tashmë është vënë në dispozicion të Gjykatës Kombëtare për të nisur procedurat për dorëzimin pranë autoriteteve belge. /vizionplus.tv