Ballina Bota Florida, gazetarët e guximshëm përballen me Milton, video e reporterit bën xhiron...

Florida, gazetarët e guximshëm përballen me Milton, video e reporterit bën xhiron e rrjetit

I veshur me një helmetë biçiklete dhe syze, ai përpiqet të qëndrojë në këmbë për të përshkruar kalimin shkatërrues të uraganit Milton nëpër Florida.

Arsyeja për korrespondentin e Fox Weather, Robert Ray , i cili u gjend në “zemër” të stuhisë, në mes të shiut të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta, ishte për të bërë punën e tij dhe për t’i treguar publikut se sa i rrezikshëm është fenomeni i motit që po prek në orët e fundit bregu perëndimor i Floridës.

“Unë jam duke qëndruar këtu sepse është një stuhi historike dhe shpresoj se ky rekord do t’i bindë njerëzit për nevojën e evakuimit. Ju nuk dëshironi të jeni në ato rrethana”, dëgjohet të thotë Ray në raportimin e tij, ndërsa bërtet në mikrofon për t’u dëgjuar. “Nuk duhet të qëndroni në shtëpinë tuaj nëse nuk është e sigurt nga ana strukturore”, shton Ray.

Ray është një nga dhjetëra gazetarët në terren, që punojnë për të informuar publikun mbi zhvillimet në lidhje me uraganin Milton, i cili tashmë ka shkatërruar shumë shtëpi dhe ka shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike./vizionplus.tv