Një avion është rrëzuar në Tampa, pasi po përpiqej t’i shmangej uraganit “Milton”.
Tre nga katër pasagjerët në bordin e Piper Cherokee u dërguan në spital pas përplasjes pranë aeroportit Albert Ëhitted në Shën Petersburg.
Uragani “Milton” pritet të godasë të mërkurën në mbrëmje ose të enjten herët në mëngjes Floridan.
Sipas një parashikuesi nga CBS News, uragani do të godas SHBA rreth orës 02:00 EDT (07:00 BST) të enjten, shkruan BBC.
Milton është një nga stuhitë më të fuqishme të krijuara në Atlantikun e Veriut në vitet e fundit. Ai vjen vetëm dy javë pasi Uragani Helene shkaktoi dëme të konsiderueshme në të gjithë juglindjen e SHBA. /vizionplus.tv