Ballina Bota Pamjet LIVE, uragani “Milton” godet Floridën, qeveria jep alarmin: Ikni sa më...

Pamjet LIVE, uragani “Milton” godet Floridën, qeveria jep alarmin: Ikni sa më parë!

Këto janë pamjet e drejtpërdrejta nga Florida, e cila pritet të goditet nga uragani Milton.

Qytetarët kanë boshatisur vendin, menjëherë pas marrjes së paralajmërimit se uragani do të “përpinte” gjithçka

Qendra e uraganeve në SHBA paralajmëroi se moti pritet të përkeqësohet, ndaj banorëve iu kërkua të evakuohen.

Sipas të dhënave më të fundit, 1.9 milionë njerëz rrezikohen nga uragani, 8.7 milionë nga nga stuhia tropikale dhe 5.5 milionë vlerësohen të jenë në rrezik nga përmbytjet.

Grafiku i NBC tregon një rritje deri në 4.5 metra në zonën Tampa, e cila pritet të goditet më rëndë nga Milton./vizionplus.tv