Izraeli do të ketë mbështetjen e Gjermanisë, theksoi kancelari Olaf Scholz dhe siguroi se dërgesat e armëve për ushtrinë izraelite po bëhen dhe do të vazhdojnë.
“Ne duam një armëpushim. Por ne nuk do të pranojmë që Irani të sulmojë Izraelin. Kjo duhet të ndalet”, tha kancelari nga foltorja e Bundestagut dhe përsëriti solidaritetin e qeverisë së tij me Izraelin.
“Solidaritet do të thotë gjithashtu t’i japësh Izraelit aftësinë për t’u mbrojtur. Kjo është arsyeja pse ne kemi furnizuar me armë në të kaluarën dhe izraelitët mund të mbështeten te ne edhe për të ardhmen. Armët janë dorëzuar dhe ato do të vazhdojnë të dorëzohen”, theksoi Scholz, duke hedhur poshtë kritikat se qeveria ka bllokuar dërgimin e sistemeve të armëve në Izrael në muajt e fundit. /vizionplus.tv