Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky falënderoi sot kancelarin gjerman Olaf Scholz për mbështetjen e vendit të tij kundër Rusisë, ndërsa të dy udhëheqësit u takuan në Berlin.
“Gjermania e ka ndihmuar vendin tonë më shumë se të tjerët me sistemet e mbrojtjes ajrore. Ky është një fakt. Dhe ka shpëtuar mijëra jetë ukrainase duke u dhënë qyteteve dhe fshatrave tanë mbrojtje nga terrori rus. Ukraina po synon një paqe të drejtë”, tha Zelensky në takim.
Scholz ofroi 1,4 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin.
Zelensky do t’i ofrojë Scholz detajet e planit të tij të fitores.