Ballina Bota SHBA/ Uragani “Milton” kërcënon Meksikën dhe Floridën: Jashtëzakonisht i rrezikshmëm

SHBA/ Uragani “Milton” kërcënon Meksikën dhe Floridën: Jashtëzakonisht i rrezikshmëm

Uragani Milton po kërcënon Meksikën dhe Floridën pasi u intensifikua në një uragan të kategorisë 4, tha Qendra Amerikane e Uraganeve (NHC).

NHC paralajmëroi për erëra të forta në Gadishullin Jukatan, Meksikë, përpara se moti ekstrem të arrijë në Florida të mërkurën, shkruan BBC.

Shkencëtarët e quajnë “Milton” një ciklon ” jashtëzakonisht të rrezikshëm”, që do të sjellë erëra të forta në Gadishullin Jukatan sot dhe nesër dhe do të godasë brigjet e Floridës, në juglindje të SHBA, “nga e marta mbrëma ose e mërkura”.

Era mund të arrijë deri në 240 kilometra në orë.

Qytetarëve në Florida iu është thënë që të përgatiten për evakuim, ndërsa guvernatori Ron DeSantis paralajmëroi se stuhia mund të ketë “ndikime të mëdha”.

Paralajmërimet për uraganin Milton vijnë vetëm 10 ditë pasi uragani “Helene” stuhia më vdekjeprurëse kontinentale që nga “Katrina” në vitin 2005, goditi juglindjen e SHBA-së, duke vrarë të paktën 225 njerëz.

Qindra të tjerë janë ende të zhdukur./vizionplus.tv