Ballina Aktualitet Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e...

Shqipëria hap më 15 tetor negociatat me BE për grup kapitullin e parë

15 tetori është një ditë mjaft e rëndësishme për Shqipërinë sa i takon rrugëtimit europian.

Shqipëria do të hapë negociatat me Bashkimin Europian për grup kapitullin e parë. Në faqen zyrtare të Këshillit të Europës është publikuar axhenda e konferencës së dytë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe bashkimit Europian, që do të mbahet në Luksemburg.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për fushat dhe kapitujt e mëposhtëm.

-Funksionimi i institucioneve demokratike
-Reforma e administratës publike
-Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
-Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
-Kriteret ekonomike
-Kapitulli 5 – Prokurimi publik
-Kapitulli 18 – Statistikat
-Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike: Bazat; Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE u dorëzua më 24 prill 2009. Në tetor 2012, Komisioni Evropian rekomandoi që Shqipërisë t’i jepet statusi i kandidatit, në varësi të përfundimit të masave kyçe në fushat e reformës gjyqësore dhe të administratës publike dhe rishikimit të rregullores së procedurës parlamentare. /vizionplus.tv