Një person i armatosur është arrestuar në Kaliforni, pasi tentoi të hynte në një ambient ku do të fliste Donald Trump.
Mediet e huaja shkruajnë se arrestimi u bë të shtunën në Coachella, por u njoftua një ditë më pas.
Sipas informacioneve të para, personi kishte me vete një armë, një revole dhe një karikator, si dhe karta identiteti false për gazetarët dhe për zonën e spektatorëve VIP.
Burri u pa nga policia lokale në një pikë kontrolli rreth 1 kilometër nga vendi i fjalimit. Ai u akuzua për posedim të një arme zjarri, por u lirua me kusht prej 5000 dollarësh.