Ballina Argëtim Kuriozitete Zbulimi/ Cilët ishin dy asteroidët që zhdukën dinozaurët 66 milionë vjet më...

Zbulimi/ Cilët ishin dy asteroidët që zhdukën dinozaurët 66 milionë vjet më parë

Asteroidi i madh që goditi Tokën dhe zhduku dinozaurët 66 milionë vjet më parë nuk ishte i vetëm. Ky është një konfirmim që kanë bërë së fundmi shkencëtarët. Ka qenë edhe një shkëmb i dytë hapësinor, më i vogël që u përplas në det në brigjet e Afrikës Perëndimore duke krijuar një krater të madh gjatë së njëjtës epokë. Ajo ka qenë një “ngjarje katastrofike”, thonë shkencëtarët, duke shkaktuar një cunami të paktën 800 metra të lartë në oqeanin Atlantik.

Dr. Uisdean Nicholson gjeti për herë të parë kraterin Nadir në vitin 2022, por një re pasigurie varej mbi mënyrën se si u formua ai. Tashmë, Dr. Nicholson dhe kolegët e tij janë të sigurt se krateri prej 9 km u shkaktua nga një asteroid që u përplas në shtratin e detit. Ata nuk mund të datojnë saktësisht kur ka ndodhur ngjarja apo të thonë nëse ajo ndodhi para apo pas asteroidit që la kraterin Chicxulub 180 km të gjerë në Meksikë. Ishte ai që i dha fund mbretërimit të dinozaurëve. Shkencëtarët thonë se shkëmbi më i vogël erdhi gjithashtu në fund të periudhës së Kretakut kur ata u zhdukën. Teksa përplasej në atmosferën e Tokës, ai formoi një top zjarri.

“Imagjinoni që asteroidi të godiste Glasgow dhe ju jeni në Edinburg, rreth 50 km larg. Topi i zjarrit ishte rreth 24 herë më i madh se Dielli në qiell, mjaftueshëm për t’u vënë flakën pemëve dhe bimëve në Edinburg” – thotë Dr. Nicholson.

Getty Images Illustration of the K T Event at the end of the Cretaceous Period. A ten-kilometre-wide asteroid or comet is entering the Earths atmosphere as dinosaurs, including T. rex, look on.

Një shpërthim ajri jashtëzakonisht i fuqishëm pasoi, përpara një lëkundjeje sizmike me madhësinë e një tërmeti me magnitudë 7 ballë. Sasi të mëdha uji u larguan nga shtrati i detit dhe më vonë u tërhoqën duke krijuar gjurmë unike në shtratin e tokës. Është e pazakontë që asteroidë të tillë të mëdhenj të bien në sistemin tonë diellor në rrugën drejt planetit tonë brenda një kohe të shkurtër nga njëri-tjetri.

Por studiuesit thonë se nuk e dinë pse ata të dy e goditën Tokën njëri pas tjetrit. Asteroidi që krijoi kraterin Nadir ishte rreth 450-500 metra i gjerë dhe shkencëtarët mendojnë se ai e goditi Tokën me një shpejtësi rreth 72 000 km/h. Njerëzit që kanë arritur të shohin një ngjarje të ngjashme ishte në Tunguska në vitin 1908 kur një asteroid 50 metra shpërtheu në qiellin mbi Siberi.

Getty Images Aerial view of Gosses Bluff meteorite crater, Northern Territory, Australia

Nuk ka fotografi të kraterit Nadir – por krateri Gosses Bluff në Australi është i ngjashëm

Asteroidi Nadir ishte rreth madhësisë së Bennu, i cili aktualisht është objekti më i rrezikshëm që rrotullohet pranë Tokës. Shkencëtarët thonë se data më e mundshme që Bennu mund të godasë Tokën është 24 shtator 2182, sipas NASA-s. Por që kjo të ndodhë është ende vetëm një probabilitet prej 1 në 2700.

Nuk ka pasur kurrë një goditje asteroidi të kësaj madhësie në historinë njerëzore, dhe shkencëtarët vijojnë të studiojnë krateret e gërryera në Tokë ose imazhet e kratereve në planetë të tjerë. Për të kuptuar kraterin Nadir, Dr. Nicholson dhe ekipi i tij analizuan të dhëna 3D me rezolucion të lartë nga një kompani gjeofizike e quajtur TGS. Shumica e kraterave janë të gërryer, por ky ishte i ruajtur mirë, që do të thotë se shkencëtarët mund të shikonin më tej në nivelet e shkëmbinjve.

“Kjo është hera e parë që ne kemi qenë në gjendje të shohim brenda një krateri të tillë si ky. Është vërtet emocionuese” – thotë Dr. Nicholson, duke shtuar se ka vetëm 20 kratere detare në botë, por asnjë nuk është studiuar në detaje si ky. ©LAPSI.al