Ballina Teknologji ChatGPT shtoi 50 milionë përdorues të rinj në dy muaj

ChatGPT shtoi 50 milionë përdorues të rinj në dy muaj

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Së bashku me njoftimin e kompanisë për ngritjen e një raundi investimi prej 6.6 miliardë dollarësh, OpenAI zbuloi se çdo javë mbi 250 milionë përdorues në mbarë botën përdorin ChatGPT për të përmirësuar punën e tyre, kreativitetin dhe për të mësuar, raporton PCW.

Është një rritje e ndjeshme krahasuar me muajin Gusht kur OpenAI raportoi 200 milionë përdorues në javë ose dyfishin e numrit të përdoruesve që kishte në Nëntor.

Prej Qershorit çdo muaj 350 milionë njerëz kanë përdorur mjetet e OpenAI çdo muaj sipas The New York Times. Mbetet i paqartë numri i përdoruesve me pagesë.

Gjithashtu nuk dihet nga ka ardhur rritja e ndjeshme e përdoruesve në vetëm dy muaj. OpenAI pret një rritje të numrit të tyre kur Apple të lançojë Apple Intelligence brenda të cilës është inkorporuar ChatGPT.