Presidenti Zelensky, në fjalimin e tij në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore të mbajtur sot në Dubrovnik të Kroacisë tha se plani për paqen në Ukrainë do të jetë gati në nëntor, duke përfshirë të gjitha kushtet për përfundimin e luftës.
Ai specifikoi se plani tashmë i është paraqitur Shteteve të Bashkuara.
“Pika e parë fokusohet nëse dhe si është e mundur të zgjidhet deficiti i sigurisë gjeopolitike në Evropë. Kjo është çështja kryesore e cila, nëse zgjidhet mund të çojë në humbjen e fuqisë gjeopolitike të Putinit dhe Rusisë”, tha Zelensky.
Gjithashtu Presidenti i Ukrainës shtoi se lufta mund të përfundojë deri në 2025.
“Në fushën e betejës ne shohim një perspektivë veprimi që mund të na lejojë t’i japim fund kësaj lufte deri në vitin 2025, duke llogaritur gjithmonë në mbështetjen e Britanisë së Madhe, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Presidentit Biden”, nënvizoi Zelensky.