Ballina Kronika Anëtarë të grupit kriminal, përfundojnë në pranga 4 shqiptarë në Greqi

Anëtarë të grupit kriminal, përfundojnë në pranga 4 shqiptarë në Greqi

Janë arrestuar katër shqiptarë në Greqi, pasi akuzohen se janë anëtarë të një bande që trafikonte lëndë narkotike.

Mediat greke bëjnë me dije se gjatë një operacioni antidrogë në pranga ranë në total shtatë persona, 4 shqiptarë dhe 3 grekë.

Të arrestuarit do të dalin nesër në Gjykatë për tu njohur me masat.

Tre shtetasit grekë rezultojnë të jenë persona të punësuar në shtet, njëri është zjarrfikës me shërbim në Patra, tjetri shef shërbimi luftarak në Drejtorinë e Policisë Akaia dhe i treti nëpunës civil.

Këta të tre janë vënë së fundmi në vëzhgim nga policia, e cila sot zbuloi skemën e tyre.