Një tjetër arsenal armësh u godit nga shërbimet policore, këtë herë në Nepreshten, duke cuar një person në pranga, transmeton Tetova News sipas njoftimit të policisë.
Me datë 22.11.2024, në ora 16:45, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë arrestuar personin me inicialet L.P. (51 vjeç) nga fshati Nepreshten i Tetovës, tek i cili në bazë të urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore e Tetovës, nga ora 12:00 deri në ora 16:45, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe objektin e tij ndihmës, si dhe një shtëpi tjetër në fshat në pronësi të tij. Gjatë bastisje, janë gjetur dhe konfiskuar, një pushkë gjuetie (karabinë), 14 copë municione karabine, një thërmues, dy dylbi optike, një sasi e madhe fishekësh, gëzhoja dhe predha të kalibrave të ndryshëm, një thes me barut, një bombë trullosëse, një pushkë ajrore ,,Gamo”, një pushkë me optikë të integruar, një pistoletë ,,Glock” e kalibrit 9 mm, dy korniza me nga 10 fishekë dhe gjësende të tjera. Pas dokumentimit të çështjes, kundër L.P. do të përgatitet kallëzim përkatës.
Video bonus:
Më datë 22.11.2024 në ora 07:30 në SPB Tetovë, 20 vjeçarja F.G.S. nga Republika e Kosovës ka raportuar se me datë 22.11.2024 rreth orës 03:55 derisa ka qenë në një objekt hoteliere në fshatin Zhelinë, ku është dashur të fillojë punën, është sulmuar fizikisht nga pronari i objektit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 22.11.2024 në ora 15:55, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin A.K. (41) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga L.A. (59) nga Gostivari se ai e ka sulmuar fizikisht në rrugën ,,JNA” në Gostivar, dhe më pas ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit të L.A.-së. Nga ai është marrë një armë “CZ” e kalibrit 7.56 milimetra , dhe inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i DPB- Gostivar. Pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.
Me datë 22.11.2024 në ora 13:30, një 51 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar dhe dëmtuar për 36.500 euro nga A.I. nga Tearca, L.R. nga Shkupi, V.S. nga Tetova, si dhe M.M. (58), P.L. (56), dhe V.S. (30) të tre nga R.e Shqipërisë, të cilët gjatë muajit janar të vitit 2024 i ofruan të investonte në një projekt gjoja shumë fitimprurës në Dubai, por pasi dha paratë kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Me datë 22.11.2024 në ora 16:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në ora 16:30 në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, kanë ndaluar personin A.B. (63) nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
……
Me datë 22.11.2024, në ora 16:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat D.K. (18) dhe I.N. (18) dy nga Tetova, të cilët janë raportuar se në një objekt hotelerik në Tetovë kanë sulmuar fizikisht personin A.I.(21) nga Sellca e Tetovës. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse.
Me datë 22.11.2024, në ora 22.20, në rrugën “Murat Baftiari” në Tetovë, me urdhër të gjykatës, është ndaluar personi H.A.(35) nga Tetova për vuajtje të dënimit me burgim. Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës .
……
Më datë 23.11.2024 në ora 02.00 në DPB Gostivar personi E.J. (40) nga fshati Llakavic, ka raportuar se një ditë më parë rreth orës 22:00 në fshat përballë një lokali, është sulmuar fizikisht nga K.S., i cili e ka goditur edhe me kondakun e armës së zjarrit. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….
Më datë 23.11.2024 në ora 00:10 në NjP Mavrovë nga Stacioni i Zjarrfikjes së Gostivarit është raportuar një zjarr në fshatin Vërben në shtëpinë e R.S.(74). Zjarri është lokalizuar tërësisht dhe nuk ka persona të lënduar.