Lufta në Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022, me pushtimin e atij vendi nga trupat ruse
Për herë të parë, Ukraina përdori raketat me rreze të gjatë “Storm Shadow”, të cilat i mori nga Britania e Madhe, për të shënjestruar objektivat brenda Rusisë , shkruan BBC sonte dhe raportojnë edhe media të tjera britanike.
Qeveria britanike nuk i komentoi këto raporte, por Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ” sjellja e Ukrainës në fushën e betejës flet vetë “.
Ky zhvillim ka ndodhur që kur Ukraina filloi përdorimin e raketave me rreze të gjatë ATACMS që mori nga SHBA-të dhe për përdorimin e të cilave mori leje së fundmi nga presidenti amerikan në largim Joseph Biden, për të shënjestruar objektiva brenda Rusisë.
Ndërkohë, Biden miratoi dërgimin e minave tokësore nga SHBA në Ukrainë, për të cilën po raportojnë edhe mediat botërore.
SHBA ka rritur dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë për të ngadalësuar përparimin e qëndrueshëm të forcave ruse në fushën e betejës.
Lufta në Ukrainë filloi në shkurt të vitit 2022, me pushtimin e atij vendi nga trupat ruse.
Rusia tani kontrollon rreth 17 për qind të territorit të Ukrainës .
Ndërkohë, Ukraina pushtoi papritur rajonin kufitar rus të Kurskut me trupat e saj në gusht të këtij viti dhe pushtoi rreth 1000 kilometra katrorë territor.
Atje, forcat ukrainase po përballen tani me një kundërofensivë ruse që përfshin 50,000 trupa, duke përfshirë trupat e Koresë së Veriut të dërguara nga qeveria e Phenianit për të ndihmuar Moskën./TetovaNews