Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një 33-vjeçar vrau 6 anëtarë të familjes së tij dhe më pas veten. Mes viktimave ishin prindërit e tij, bashkëshortja dhe djali 10-vjeccar.
33-vjeçari Bahtiyar Aladag hapi zjarr pas një debati të ashpër me familjen e tij, duke vrarë fillimisht të atin e tij 65-vjeçar dhe më pas nënën 55-vjeçare. Ai plagosi gjithashtu motrën e tij 30 vjeçe.
Më pas autori u nis drejt një parukerie në Stamboll, ku vrau pronarin. Mes viktimave ishte edhe vëllai dhe nena e gruas se tij.
33-vjecari nuk u ndal me kaq dhe vrau kushëririn e tij 33-vjeçar dhe pas krimeve të rënda, ai drejtoi armën kundër vetes dhe i dha fund jetës.
Sipas mediave turke, autori kishte një të kaluar kriminale dhe ndaj tij rëndonin akuza për përdorimin e drogës.
Në automjetin e tij u gjetën një armë dhe nëntë gëzhoja, teksa ngjarja ka tronditur komunitetin lokal./abcnews.al
LEXO EDHE:
E rëndë, 32-vjeçari polak vret vëllain, prindërit dhe më pas veten