Ballina Bota Detajet/ Çfarë ndodhi 2 orë në takimin e sikletshëm Biden – Trump

Detajet/ Çfarë ndodhi 2 orë në takimin e sikletshëm Biden – Trump

Donald Trump e falënderoi Presidentin Joe Biden për sigurimin e një tranzicioni të qetë duke i thënë se “politika është e ashpër” kur mbajtën një takim maratonë 2-orësh në Shtëpinë e Bardhë këtë të mërkurë. Biden, 81 vjeç e uroi presidentin e zgjedhur me fjalët

“Mirë se u rikthyet” kur u ulën për një bisedë në dukje miqësore në Zyrën Ovale. Takimi, të cilin shumë e kishin pritur se do të ishte i tensionuar dhe i vështirë, filloi me qetësi me dy burrat të ulur përpara një oxhaku të ndezur.

Trump kishte veshur një kravatë të kuqe dhe Biden në ngjyrë gështenjë. Disa nga presidentët më të mëdhenj të vendit: Franklin D. Roosevelt, Abraham Lincoln dhe George Washington “vështronin” nga portretet në mur.

Me një vështrim të shkurtër dukej se atmosfera ishte e përzemërt, me secilin që thërriste tjetrin me emrin e tij. Ata shtrënguan duart. Harris, zëvendëspresidentja e Bidenit që Trump e mundi, nuk ishte e pranishme dhe as nuk u përmend në pjesën e hapur për mediat.

Donald Trump thanked President Joe Biden for ensuring a smooth transition and said politics is 'tough' in their historic meeting at the White House after the Republican's defeat of Kamala Harris

Biden ishte në një pozicion të vështirë pasi po përshëndetej me njeriun që i parapriu dhe që do ta zëvendësojë në Shtëpinë e Bardhë. Trump fitoi me shumicë më 5 nëntor, duke marrë votën popullore dhe Kolegjin Zgjedhor duke përfshirë 7 shtetet kyçe.

“Epo zoti President i zgjedhur, Donald, urime. Mezi pres të kemi një tranzicion të qetë” – tha Biden. Trump e falënderoi dhe mori një ton dukshëm të ndryshëm nga ai që kishte gjatë fushatës.

“Politika është e ashpër. Në shumë raste nuk është një botë e bukur, por është një botë e bukur sot” – tha Presidenti i zgjedhur. Trump foli edhe për procesin e tranzicionit: “Do të jetë aq i qetë sa mund të bëhet dhe unë e vlerësoj shumë këtë, Joe”.
Melania Trump nuk e kishte shoqëruar burrin e saj. Por zonja e parë Jill Biden iu bashkua Presidentit Biden në përshëndetjen me Trump pas mbërritjes së tij në Shtëpinë e Bardhë. Ajo i dha presidentit të zgjedhur një letër urimi të shkruar me dorë për Melaninë ku shprehej gjithashtu gatishmëria e ekipit të saj për të ndihmuar në tranzicionin e pushtetit.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë të Biden, Jeff Zients dhe shefja e ardhshme e shtabit të Trump, Susie Wiles, morën pjesë në takimin me shefat e tyre. CEO i Tesla-s, Elon Musk dhe punonjës të tjerë e shoqëruan Trumpin në Uashington DC dhe në takimet e tij të mëparshme në kryeqytetin amerikan, por nuk ishin të pranishëm në Zyrën Ovale. Takimi i Zyrës Ovale përfundoi pas rreth 2 orësh, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Donald Trump and Joe Biden were cordial, shaking hands and calling each other by their first name during their meeting

Në vitin 2016, kur Trump u prit nga Presidenti Barack Obama pas fitores së tij në zgjedhje, një takim i ngjashëm zgjati 90 minuta. Trump dhe Biden u takuan për herë të fundit dy muaj më parë në një ceremoni përkujtimore për “11 shtatorin” në Nju Jork. Para kësaj, takimi i fundit ishte debati i tyre televiziv më 27 qershor, i cili ishte katastrofik për Biden dhe që përfundimisht e largoi nga gara. Për Trump, i cili ka qenë i zënë këtë javë me emërimet në kabinet dhe zgjedhjet në West Wing, ishte një kthim madhështor në selinë e pushtetit nga e cila u largua i mundur 4 vjet më parë.

Zyra Ovale është shtëpia e Resolute Desk, e njëjta tavolinë ku ai ulej. Para takimit të tij me Biden, Trump iu drejtua republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve në një hotel në Capitol Hill. Ai kishte fluturuar për në Uashington DC nga Palm Beach, Florida të mërkurën në mëngjes, duke u ulur në bazën e Forcave Ajrore Andrews.

Trump wore a red tie and Biden sported a maroon one. Some of the country's greatest presidents - Franklin D. Roosevelt, Abraham Lincoln and George Washington - stared down on them from their portraits on the wall

“A nuk është bukur të fitosh? Është bukur të fitosh”, – u tha ai anëtarëve të partisë së tij që e duartrokitën shumë. Përveç fitimit të Shtëpisë së Bardhë, republikanët morën kontrollin e Senatit. Dhoma e Përfaqësuesve ende nuk është mbyllur, por shumë presin që republikanët të jenë shumicë edhe atje.

Duke folur me ligjvënësit republikanë, Trump la të kuptohet gjithashtu se do të ishte i disponueshëm edhe për një mandat të tretë, duke u thënë atyre me shaka: “Unë dyshoj se nuk do të kandidoj përsëri nëse nuk thoni “Ai është aq i mirë sa nuk na duhet diçka tjetër”. Shakaja shkaktoi të qeshura nga ligjvënësit republikanë.

The 81-year-old Biden congratulated the president-elect and said 'welcome back' as they sat down for talks in the Oval Office

Kongresi do të duhet të ndryshojë Kushtetutën nëse Trump dëshiron të shërbejë më shumë se dy mandate. Si Biden ashtu edhe Trump e kanë bërë të qartë se nuk e pëlqejnë tjetrin. Asnjëri nuk është përmbajtur kur është fjala për të kritikuar tjerin.

Biden e ka quajtur Trump “një kërcënim për demokracinë”, ka sugjeruar që ai “të mbyllet” dhe i’u referua mbështetësve të tij si “plehra”. Përpara se të largohej nga gara në korrik, ai shpresonte të mposhtte Trumpin edhe për 4 vite të tjera në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, presioni në rritje nga brenda demokratëve bëri që ai të tërhiqej dhe të mbështeste Harris.

The outgoing president and president-elect grasp hands

Trump ka vënë në pikëpyetje shëndetin mendor të Bidenit, ka kërcënuar se do të burgosë djalin e tij Hunter dhe do të ndjekë penalisht çdo demokrat që ai mendon se është armik. Megjithatë, duke folur përpara takimit, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha: “Ne duam që kjo të shkojë mirë”. Ishte Biden ai që e ftoi Trumpin menjëherë pasi ai fitoi javën e kaluar duke të premtuar një transferim paqësor të pushtetit duke e ftuar në Zyrën Ovale për një takim, një gjest tradicional që një president në largim ia ofron atij që vjen.

Që pas zgjedhjeve, Biden nuk ka folur kundër Trumpit në publik siç kishte folur gjatë fushatës së nxehtë presidenciale. Nga ana e tij, Trump gjithashtu është përmbajtur në kritikat ndaj administratës aktuale. Në vend të kësaj, ai është fokusuar në plotësimin e pozitave të stafit dhe kabinetit në një “vërshim emërimesh”.

Microphones from the press hover over Trump and Biden as they discuss the election and the transition into Trump's term

Megjithatë, hija e errët e historisë u shfaq mbi takimin e së mërkurës. Kjo pasi Trump nuk i ofroi Biden një takim të tillë në Zyrën Ovale pasi demokrati fitoi zgjedhjet e vitit 2020. Trump u largua nga Uashingtoni përpara inaugurimit të Bidenit më 20 janar 2021, duke u bërë presidenti i parë që e anashakaloi betimin e pasuesit të tij që nga koha e Andrew Johnson.

Takimi midis presidentit aktual dhe atij të ardhshëm është simbolik, por shumë i rëndësishëm, pasi i tregohet botës se Shtetet e Bashkuara janë një komb ku liderët e dorëzojnë pushtetin në mënyrë paqësore. Kur të dy burrat u takuan, ishte teknikisht hera e parë që nga viti 1992 që një president në largim u ul me një president të ardhshëm me të cilin kishte konkurruar në fushatën e tij.

Trump and Biden smirk as reporters shout questions at them during their White House meeting on Thursday

Atë vit, presidenti në largim George H.W. Bush u takua me presidentin e sapozgjedhur Bill Clinton rreth dy javë pasi u ndanë në ditën e zgjedhjeve. Zëvendëspresidentja Kamala Harris, të cilën Trump e mposhti, nuk iu bashkua Zyrës Ovale.

Hera e fundit që një Zëvendës President në detyrë humbi pasi kandidoi për postin e lartë ishin zgjedhjet e vitit 2000. Al Gore iu bashkua Klintonit dhe Presidentit të ardhshëm George W. Bush në një takim që u përshkrua si i pakëndshëm. Mungoi edhe Melania Trump që nuk u takua me Jill Biden. Tradicionalisht, zonja e parë që po largohet pret pasardhësen e saj për çaj në rezidencë teksa zhvillohet takimi i Zyrës Ovale.

Trump and Biden sat in front of the current president's favorite paintings of predecessors and busts of civil rights leaders

Biden mori pjesë në inaugurimin e Trump në vitin 2017 në rolin e tij si zëvendëspresident në largim. Aty ishte edhe Jill Biden. Bajdenët do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump në janar 2025, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari i shtypit i Obamës në Shtëpinë e Bardhë, Josh Earnest, e përshkroi takimin e dy burrave si “të paktën pak më pak të sikletshëm sesa mund të kishin pritur disa”. 

Biden was animated at times during the cordial meeting, eight days after his vice president's heavy defeat in the election

Tradicionalisht, presidenti që largohet mirëpret atë që vjen në Shtëpinë e Bardhë në mëngjesin e inaugurimit përpara se të hipin së bashku në të njëjtin automjet për në ndërtesën e Kapitolit për betimin. Bashkëshortet qëndrojnë gjithashtu së bashku. Trump shkoi me presidentin e atëhershëm Barack Obama në inaugurimin e tij. Biden tashmë është në proces të paketimit, ndërsa Trump tashmë është duke formuar ekipin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

President Barack Obama, right, meets with President-elect Donald Trump in the Oval Office of the White House in November 2016

Michelle Obama hosted Melania Trump for tea in the Yellow Oval Room in November 3016

Mbahet mend kur Trump u prit nga Obama para se të merret detyrën në mandatin e parë. Trump u shfaq nervoz dhe ishte jashtëzakonisht i nënshtruar, duke e quajtur Obamën “njeri të mirë” dhe takimin “një nder të madh”. Gjatë fushatës kundër Hillary Clinton ai kishte pyetur nëse Obama ishte amerikan dhe kërkoi të shihte certifikatën e tij të lindjes. ©Përgatiti LAPSI.al