Më 13 nëntor 2024, në ora 00.30, në rrugën për në Zdunje në fshatin Debresh, policia e Gostivarit ka kapur dhe arrestuar 36-vjeçarin me inicialet S.S. nga i njëjti fshat. Personi u ndalua për shkak të dyshimit se ka kryer disa vepra penale – vjedhje dhe grabitje të rënda në rajonin e Gostivarit dhe në Komunën e Vrapçishtit si dhe për veprën penale kidnapim.
Gjatë aksionit të policisë, S.S. tentoi t`i shmanget arrestimit, duke kërcyer nga një mur betoni duke pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencave në Gostivar.
Pas ndihmës mjekësore, ai u ndalua në stacionin policor për veprimet e mëtutjeshme./TetovaNews