Ballina Top Lajm E ëma 36-vjeçare i vë zjarrin banesës dhe digjet bashkë me djalin...

E ëma 36-vjeçare i vë zjarrin banesës dhe digjet bashkë me djalin 14-vjeçar, lë një letër për familjen

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Çorum të Turqisë… Një grua e quajtur Fatma Makineci i ka vënë flakën shtëpisë. Si gruaja ashtu edhe djali i saj 14-vjeçar vdiqën nga zjarri. Pas ngjarjes, u gjet një letër që gruaja i shkroi familjes së saj para se të kryente vetëvrasje.

Një nënë dhe djali i saj 14-vjeçar humbën jetën nga zjarri që ra në një shtëpi në Osmancık të Çorumit.

Pas njoftimit për një zjarr në katin e 4 të një pallati në rrethin Şenyurt, zjarrfikësit, policia dhe ekipet mjekësore janë dërguar në vendngjarje.

Ekipet e zjarrfikëses hynë në shtëpi duke thyer derën dhe dritaren dhe gjetën Fatma Makineci (36) dhe djalin e saj Kaan Mert Kaya (14) të shtrirë të palëvizshëm në dysheme.

Pas ekzaminimit nga ekipet mjekësore, u konstatua se nëna kishte ndërruar jetë.

Djali i saj nuk ka mundur të shpëtohet me gjithë ndërhyrjet në Spitalin Shtetëror Osmancık, ku është dërguar pas ndihmës së parë në vendngjarje.

Trupat e nënës dhe djalit u dërguan në morgun e Spitalit Shtetëror Osmancık për autopsi.

Gjatë kontrollit të shtëpisë pas shuarjes së zjarrit nga ana e zjarrfikësve, u konstatua se nëna Fatma Makineci kishte lënë një shënim vetëvrasjeje dhe se holluesi i bojës ishte derdhur në pjesë të ndryshme të shtëpisë dhe i ishte vënë flaka./TetovaNews