Kjo vajzë e re zgjodhi të paraqitej kështu në një universitet në Iran për të protestuar kundër rregullave strikte të veshjes. Thuhet se sjellja e saj pason atë të oficerëve të sigurisë të cilët thuhet se e ngacmuan fizikisht pasi e reja nuk kishte vënë siç duhet shaminë e kokës.
Në këto video të postuara në mediat sociale shihen rojet e sigurisë në këtë universitet duke ndaluar te renë.
E reja në Iran shfaqet me të brendshme në shenjë proteste#Iran pic.twitter.com/bmniR3Ettn
— Tetova News (@TetovaNews1) November 4, 2024
Zëdhënësi i Universitetit Amir Mahjob tha se e reja vuante nga një çrregullim mendor, por për përdoruesit e rrjeteve sociale veprimi i së resë ishte një protestë e qëllimshme. Disa media të huaja shkruajnë se e reja është dhunuar fizikisht nga policët.
View this post on Instagram
Një numër në rritje i grave kanë sfiduar autoritetet duke hequr shamitë e kokës pas protestave mbarëkombëtare që pasuan vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini në shtator 2022, e cila dhunua për vdekje nga policia e moralit për shkelje të rregullave të hixhabit.
Protestat çuan një përleshje të përgjakshme mes qytetarëve dhe forcave të sigurisë dhe si pasojë rreth 200 njerëz humbën jetën.