Ballina Kronika Ekskluzive: Këta janë dy rinjtë që u vranë me armë zjarri dhe...

Ekskluzive: Këta janë dy rinjtë që u vranë me armë zjarri dhe ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Klinë, ku dy persona kanë mbetur të vrarë nga arma e zjarrit. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq rrethanat e këtij rasti janë ende të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka raportuar se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Klinë është Adrian Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit.

Adrian Hoti

Gjithashtu, Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktimat e këtij rasti tragjik janë Rexhep dhe Albison Shlivova (familjarë).

Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se tashmë është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me këtë rast.

Dy viktimat Rexhepi dhe Albisoni ishin mes vete djem të axhës. Portali Klina Info ka publikuar fotografitë e dy viktimave, të cilët gjeten vdekjen derisa po qëndronin në një lokal, në qendër të qytetit.
Ndryshe, njëri nga viktimat që u qëlluan me armë zjarri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sinjali tutje ka mësuar se viktimat dhe dorasi dyshohet se kishin një konflikt të mëparshëm dhe kjo dyshohet të jetë edhe shkaktari që çoi në këtë tragjedi.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Me dhimbje e pikëllim të madhe e kam marrë lajmin për rastin e sotëm, ku mbeten të vdekur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë.
Ky lajm i papritur e i kombshëm tronditi thellë jo vetëm familjen e dy të ndjerëve, por na preku thellë të gjithëve.
Në emrin tim dhe të komunës së Klinës ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Shlivova, miqve dhe të gjithë atyre që i kanë njohur Rexhepin dhe Albisonin!/ Prof. Dr. Zenun Elezaj