Ballina Aktualitet EMRAT/ 7 pedagogë nën hetim në Elbasan, akuzohen për korrupsion aktiv dhe...

EMRAT/ 7 pedagogë nën hetim në Elbasan, akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv

Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të premte disa pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë.

Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të shkencave të edukimit.

Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje ndërkohë që janë pezulluar nga detyra.

Në ambientet e universitetit kanë zbarkuar që herët në mëngjes  prokurorët dhe punonjësit e policisë, të cilët po sekuestrojnë dokumentacionin.

EMRAT E PEDAGOGËVE

1. Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

2. Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

3. Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorik dhe lojërat lëvizore.

4. Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

5. Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.

6. Florinda Tarusha, lënda: Filozofi e edukimit

7. Monika Hodaj, lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme

/vizionplus.tv