ITALI – Elton Dema, një 41-vjeçar me origjinë shqiptare por banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në punë.
Mediet italiane bëjnë me dije se aksidenti ndodhi mëngjesin e së hënës, 18 nëntor, ndërsa Dema ndërroi jetë në spital mbrëmjen e djeshme.
Më 18 nëntor, ai u dërgua në spitalin San Gerardo në Monza në gjendje shumë të rëndë.
Mësohet se 41-vjeçari shqiptar u shtyp nga një pirun në vendin e punës.
Pavarësisht ndëryrjes së menjëhershme të mjekëve, ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë pas dy ditësh në spital./vizionplus.tv