Ballina Kronika Gjuetia kthehet në tragjedi/Babai qëlloi djalin e tij, zbulohet se si e...

Gjuetia kthehet në tragjedi/Babai qëlloi djalin e tij, zbulohet se si e humbi jetën 31-vjeçari në rajonin e Shtipit

Zbulohet e vërteta për vrasjen në Shtip – babai qëlloi djalin e tij teksa po gjuanin derrat e egër

31-vjeçari Ivan Kamçev është gjetur i vdekur javën e kaluar në një pyll në Shtip. Policia ka njoftuar sot se rasti është zbardhur dhe se Kamçevi është qëlluar me armë zjarri nga babai i tij me të cilin ka qenë në gjueti.

Është arrestuar dje 54-vjeçari T.K. nga fshati Dedino i Komunës Konçe. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Babë e bir ishin në një gjueti të ndaluar të derrave të egër më 4 nëntor. Me urdhër të gjykatës u krye kontrolli në banesën e T.K. dhe sendet me interes për hetimin janë sekuestruar. Mediat lokale raportuan më herët se gjahtari vdiq në një aksident. Versioni fillestar i babait të tij, i cili denoncoi rastin në operatorin 112, ishte se aksidenti ndodhi kur djali i tij u sulmua nga një derr i egër teksa po kulloste lopët.

Gjatë të shtënave, sipas babait, ai u plagos dhe u gjet pa ndjenja nga babai i tij.

Më pas, shërbimi mjekësor i urgjencës konfirmoi vdekjen. Ky version i ngjarjes është kontrolluar më pas nga policia dhe prokuroria.