Dje ka pasur sërish të shtëna në Haraçinë. Sulmuesi ka qëlluar në drejtim të R.A., por në vend të tij ka goditur babain e tij, i cili ka mbetur i plagosur dhe ka marrë ndihmë mjekësore.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka dalur me detaje për ngjarjen.
“Me datë 23.11.2024, në ora 14:50, në SPB Shkup, personi me inicialet R.A. ka raportuar se në një lokal në fshatin Haraçinë të Shkupit, nga automjeti në lëvizje personi me inicialet F.M. (37 vjeç) ka shtënë në drejtim të D.R., por ka goditur babain e denoncuesit të rastit S.A. (52).
Të plagosurit S.A. i është dhënë ndihma mjekësore nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore.
Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në raportin e MPB-së”, thonë nga MPB.