Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sontme në Klinë, ku të vrarë me armë zjarri në një lokal, kanë mbetur Rexhep dhe Albison Shlivova nga fshati Jashanicë i Klinës.
Dy viktimat Rexhepi dhe Albisoni ishin mes vete djem të axhës. Portali Klina Info ka publikuar fotografitë e dy viktimave, të cilët gjeten vdekjen derisa po qëndronin në një lokal, në qendër të qytetit.
Ndryshe, njëri nga viktimat që u qëlluan me armë zjarri ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra.