Sulmuan një vajzë nga Bogovina, ndalohen dy persona
Më datë 21.11.2024, në ora 14:50 dhe 19:05, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Kamjan kanë ndaluar personat me inicialet L.Z. (36) nga fshati Bogovinë dhe N.M. (31) nga fshati Pirok, të cilët në ora 12:55 janë raportuar se kanë sulmuar fizikisht 29- vjeçaren K.Z. nga Bogovina. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.
Ndalohet një person për vjedhje në një butik në Qendrën tregtare në Gostivar
Me datë 21.11.2024, në ora 14:30, policia e Gostivarit ka ndaluar 36-vjeçaren me inicialet S.D. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se kishte kryer vjedhje në një butik në një qendër tregtare në Gostivar. Gjërat e vjedhura i janë marrë dhe i janë kthyer pronarit, kurse S.D. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të ngritet kallëzim adekuat.
Ndalohet një 25-vjeçar në Gostivari, kanosi një person në vendin e punës në kazino
Me datë 21.11.2024, në ora 21:00, policia e Gostivarit ka ndaluar personin me inicialet Sh.Sh. (25 vjeç) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga personi me inicialet D.T.(27) nga Gostivari se rreth orës 20:00, në vendin e punës në një kazino në Gostivar, e ka kanosur me një mjet të mprehtë dhe i ka kërkuar që t`ia mundësojë ta shoh videon e kamerës së sigurisë të objektit, sepse i kishte humbur celulari. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së rastit do të ngitet padi adekuate.
Kapet i kërkuari nga policia nga fshati Pallçisht i Epërm
Më datë 21.11.2024 në ora,20:20, në fshatin Pallçisht i Epërm i Tetovës, punonjësit policorë të NjP Kamjan kanë ndaluar personin me inicialet S.R. (63) nga fshati Pallcisht i Epërm, i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për të vuajtur dënimin me burg. Ai është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
Ndalohen dy persona në Gostivar, cënuan rendin dhe qetësinë publike në një shkollë
Me datë 21.11.2024, në ora 11:20, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar personat N.T. (20) dhe S.S. (18), të dy nga Gostivari, të cilët janë denoncuar nga D.F. (49) nga Gostivari, i punësuar si person përgjegjës në një shkollë të mesme të Gostivarit, se kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike në shkollë. Ata janë ndaluar në stacionin policor për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
Mosmarrëveshjes për parkimin e automjetit, sulmohet 50-vjeçari nga Senakosi
Më datë 21.11.24 ora 10:35, në NjP Gallatë, personi J.S. (50) nga fshati Senakos ka raportuar se për shkak të mosmarrëveshjes për parkimin e automjetit është sulmuar fizikisht nga personi me inicialet D.S. nga fshati Negotinë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Ndalohet 44 vjeçarja nga Ohri, dyshohet për vjedhje në Gostivar
Më datë 21.11.2023, në ora 09:00, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë ndaluar 44-vjeçaren J.D. nga Ohri, e cila është denoncuar nga një punonjëse e një dyqani veshjesh se ka kryer vjedhje në garderobë dhe u ka marrë para tre punonjësve. Ajo është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër saj do të vijojë parashtresa përkatëse.
Masa për dy personat nga Gradeci që sulmuan policinë
Më datë 21.11.2024, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale ,,sulmit ndaj punonjësve të policisë” gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare më datë 20.11.2024, gjyqtari në procedurës paraprake personave I.A. (23) nga fshati Gradec i ka caktuar masën e paraburgimit prej tetë ditësh dhe i njëjti për vuajtje të masës është dorëzuar në INKP Burgu i Shkupit, ndërsa personit M.R. (19) nga Gostivari është dënuar me arrest shtëpiak, po ashtu në kohëzgjatje prej tetë ditësh.