Ballina Aktualitet “Kurti të tërheqë deklaratën”, Ali Ahmeti: Për gjuhën shqipe në Maqedoninë e...

“Kurti të tërheqë deklaratën”, Ali Ahmeti: Për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut është derdhur gjak

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me komentet e tij për Ligjin për gjuhët në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ahmetit gjuha shqipe është zyrtare në këtë shtet dhe do të mbrohet me çdo kusht atë.

“Më shqetësoi deklarata e kryeministrit të Kosovës! dua të besoj që është i keqinformuar nga bashkë ish-partiakët e mi që shumica kanë qenë për Ligjin e Gjuhës. Nuk do të doja ta dëgjoja nga kryeministri i Kosovës se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoni. Nuk do të doja ta dëgjoja”, tha Ahmeti.

Ahmeti kujtoi dhe njëherë të gjitha sakrificat e dëshmorëve për gjuhën shqipe.

“Për atë gjuhë zyrtare djemtë e nënave kosovare dergjen në Sllupçan të Kumanovës. Nënat nuk i kanë marrë ti vajtojnë , ti varrosin andej. Po i kanë lënë se e kanë ditë që nëna shqiptare i vajton dhe ua përkëdhel ballin edhe këtu. Edhe ata janë këtu , nuk prehen në Kosovë. Në mbrojtje të gjuhës dhe të gjakut që kane derdh. Prandaj më vjen keq për këta bashkëpartiakë që e kanë keqinformuar Kryeministrin e Kosovës që gjuha shqipe nuk është zyrtare”, theksoi ai.

Ndërkohë BDI në një reagim zyrtar i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës të tërheq deklaratat të cilat i ka quajtur të papranueshme dhe të pavërteta.

“Deklaratat e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me statusin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut janë të pavërteta dhe të papranueshme. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, miratuar si pjesë e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e njeh qartë dhe garanton përdorimin e shqipes si një gjuhë zyrtare dhe si një e drejtë themelore e shqiptarëve. Çdo pretendim i kundërt është një shtrembërim i fakteve dhe një mungesë e respektit ndaj arritjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Është për keqardhje që një Kryeministri I Kosovës jep deklarata që përputhen me narrativat që synojnë të minojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në deklaratën e BDI.

Një ditë më parë Albin Kurti deklaroi se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe sipas tij nuk ka qenë kurrë. Sipas kryeministrit të Kosovës Gjykata Kushtetuese duhet të vendose në lidhje me këtë çështje./vizionplus.tv