Një 67-vjeçar nga Shkupi është ndaluar nga policia pasi ai ka ngarë makinën në drejtim të kundërt në autostradën Tetovë-Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se shoferi nga Shkupi po drejtonte një makinë të tipit “Mercedes”.
“Me datë 08.11.2024, në ora 19:25, zyrtarë policorë nga Stacioni policor për siguri në komunikacionin rrugor në Tetovë kanë ndaluar personin me inicialet V.T. (67 vjeç) nga Shkupi, pas raportimit të mëparshëm se me makinën e tij të tipit “Mercedes” me targa të Shkupit, në autostradën Tetovë-Shkup, ka qenë duke lëvizur në drejtim të kundërt, nga pika pagesore në Tetovë deri në pikën pagesore në Zhelinës, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm në trafik”, njofttojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Video bonus: