Ballina Top Lajm Limani në mbledhjen e dy qeverive ka ngritur dy çështje me rëndësi,...

Limani në mbledhjen e dy qeverive ka ngritur dy çështje me rëndësi, refugjatët dhe çështjen e të burgosurve politikë

“Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë, e cila deri vonë mbulonte edhe sektorin e punës, mbulon shumë fusha që përkojnë me fusha të shumë ministrive të Republikës së Kosovës. Me këtë rast u bëj thirrje Ministrave të realizojmë takim të përbashkët me qëllim të shqyrtimit të të gjitha temave të cilat tangojnë të dy vendet, si në fushën e mbrojtjes dhe shërbimeve sociale ashtu edhe në fushën e demografisë dhe rinisë”, u shpeh ministri i Politikës Sociale në RMV, Fatmir Limani, gjatë mbledhjes së sotme ndërqeveritare në Prishtinë.

“Ndërkohë në këtë takim do të shfrytëzoj rastin të përmend dy kategori të mbrojtjes sociale, të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente!

• E para, çështja me refugjatët për të cilën ne si dy vende duhet të kontribuojmë, sidomos Qeveria e Kosovës në sigurimin e regjistrave për numrin e rrefugjatëve që Republika e Maqedonisë së Veriut ka pranuar (strehuar), të plotësuar me numër, emrat e atyre që u ndalën dhe i ndihmoi Maqedonia e Veriut, cilëve u mundësuan transfere në momentin kur pat kërkesë për transfer në vende të treta etj. e gjithë kjo në shërbim të përforcimit të marrdhënieve mes dy vendeve.
• Dhe e dyta, çështja e të burgosurve të cilët janë në vendin tonë dhe tuaj dhe për të cilët unë vlersoj se pavarsisht veprave sado të vështira apo të ashpra ne do të duhet të gjejmë një zgjidhje me qëllim të transferit të tyre në viset amë, kjo duke patur parasysh çështjen e trajtimit social. Kam realizuar disa takime me të burgosurit, të cilët bëjnë lutje për të shpëtuar familjet e tyre nga rrugët e gjata, koston dhe financat që shkaktojnë pamundësi për të vizituar djemt e tyre, prindërit e tyre.
Për fund, mirënjohje dhe falenderime për Kryeministrat e të dy shteteve për iniciativën e marrë për takimin e sotshëm, me shpresë se do t’i intensifikojmë të njejtët!”, tha Limani.