Ballina Bota Presidenti gjerman miraton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti gjerman miraton datën e zgjedhjeve të parakohshme

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier miratoi më herët kalendarin e vendosur bashkërisht nga grupet parlamentare të Partisë Social Demokrate (SPD), të Gjelbrit dhe Partisë Kristian Demokratike (CDU) për të mbajtur zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt 2025.

“Sipas vlerësimit aktual, presidenti federal e konsideron datën 23 shkurt 2025 si një datë reale për zgjedhje”, tha zyra presidenciale në një deklaratë pas takimit me Steinmeier me krerët e koalicionir Rolf Mützenich (SPD), Friedrich Merz (CDU/CSU) dhe Britta Hasselmann dhe Katarina Drogues (të Gjelbërit).

Kushtetuta gjermane parashikon që presidenti federal ka fuqinë të shpërndajë parlamentin dhe të thërrasë zgjedhjet. /vizionplus.tv