Pronarët e bizneseve dhe banorët në qytetin spanjoll të Paiporta po punojnë ende për të pastruar baltën dhe ujin nga ndërtesat disa ditë pasi përmbytjet shkatërruan vendin. Përveç dëmeve të jashtëzakonshme materiale shumë pronarë duhet të përballen edhe me një problem tjetër atë të grabitësve.
Adrian Ferra është pronar i një dyqani duhani, i cili thotë se ka humbur një sasi të kosiderueshme parash për shkak se disa njerëz hynë me forcë në dyqanin e tij pasi ishte përmbytur.
“Ata kanë vjedhur shumë. Duhani porositet një herë në dy javë dhe vetëm të martën në mëngjes mbërriti një porosi e tërë prej gati 100,000 €. Ata i morën të gjitha”.
Përpjekjet e para të rimëkëmbjes nga katastrofa më e madhe në Evropë që nga viti 1967 filluan në komunën Chiva rreth tridhjetë kilometra nga Valencia ku nisi puna për pastrim.
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se qeveria po dërgonte 5,000 trupa të tjera të ushtrisë për të ndihmuar, jo vetëm në operacionet e kërkim-shpëtimit, por edhe në pastrimin e zonave që janë pushtuar nga balta, përveç 2,500 ushtarëve që janë aktualisht në gatishmëri.
Përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës i kanë marrë jetën të paktën 214 persona ndërsa të zhdukur rezultojnë dhjetëra të tjerë.