Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, gjë e cila mund të pengojë furnizimin me energji elektrike në vend, kanë thënë autoritetet lokale, raporton Reuters.
Nuk ka njoftime për momentin për të lënduar dhe shkaqet e shpërthimit janë të paqarta.
“Një shpërthim ka dëmtuar një kanal ujor që furnizon dy termocentralet në vend”, ka thënë për Reuters-in një zyrtar policor, transmeton Klankosova.tv.
Të premten gjatë ditës, policia njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë pas dy sulmeve të fundit me granata dore që u hodhën në një stacion policor dhe në ndërtesën komunale në veri.