Presidenti Joe Biden ka telefonuar Presidentin e sapozgjedhur, Donald Trump, për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhje dhe për ta ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar kalimin e pushtetit.
Shtëpia e Bardhë tha se stafi do të koordinojë një datë në të ardhmen, për takimin mes tyre.
Sipas AP, Biden po planifikon t’i drejtohet kombit për rezultatet e zgjedhjeve, të cilat do të kenë implikime të mprehta për pasardhësin e tij.
Biden mësohet se foli gjithashtu me Zëvendës Presidenten Kamala Harris, për ta uruar atë për fushatën e saj.