Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në një Luftë të Tretë Botërore, ka thënë një zyrtar rus, sipas agjencisë së lajmeve TASS.
Vladimir Dzhabarov, nënkryetari i parë i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së lartë ruse, tha gjithashtu se vendimi i Joe Biden për të lejuar Ukrainën të përdorte “ATACMS” do të merrte një përgjigje të shpejtë.
Më herët mediat amerikane raportuan se Joe Biden i ka dhënë leje Ukrainës të godasë brenda Rusisë me raketa amerikane me rreze të gjatë.
Vendimi i SHBA-së vjen pas disa muajsh kërkesash të Volodymyr Zelenskyt për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg kufirit të saj./vizionplus.tv