Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë dalë në një konferencë të jahtëzakonshme për mediat për të dhënë detaje mbi sulmin e mbrëmshëm në kanalin në Ibër-Lepicë në Zubin Potok.
Sveçla bëri të ditur se janë arrestuar 8 persona të dyshuar në lidhje me sulmin si dhe janë konfiskuar armatim, përfshirë eksploziv, pas një operacioni të gjerë këtë të shtunë.
Ministri Sveçla akuzoi Beogradin si përgjegjës për sulmin terrorist.
“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste siç janë sulmet e fundit me granata në Zveçan dhe tani edhe sulmi i fundit terrorist i ndodhur mbrëmë ndaj infrastrukturës kritike janë sulme që dirigjohen nga Serbia dhe për këtë e mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, ka thënë ai.
Duke folur më tej për sulmin Sveçla theksoi se po vazhdojnë hetime të thelluara lidhur e shpërthimin e kanalit Ibër-Lepencit në Zubin Patok. Ai tha se eksplozivi është vendosur në shtratin e kanalit.
“Asnjë vendi botës nuk është 100% i sigurt nga sulmet terroriste, qendra e vendeve të zhvilluara kanë qenë viktimë e sulmeve terroriste. Në këtë rast jam i bindur se institucionet e Koosvës kanë punuar mirë dhe drejtë por do të ketë edhe hetime se si ka ardhur ky sum terrorist. Pa harruar asnjë herë duhet të falenderoj pjesëtarët e policisë së Kosovës sepse në kushte të vështira për jetën po kryejnë detyrën e tyre ndaj shtetit të Republikës së Kososvës. Kanë befasuar qytetarët dhe aletatët, më të cilët bashkëpunojmë aty duhet. Është e qartë që Serbia dhe qeveria e saj nuk dëshiron të ndryshojë. Ajo është e vendosur të sulmojë rritjen e Republikës së Kosovës. Patjetër që punohet me çdo infofmacion që vjen. Falë bashlëpunimit me qetetarët edhe të këtyre 4 komunave dhe prfesionalizimin të policisë, ne kemi parandaluar shumë raste. Eksplozivi është vendosur në shtrarin e kanalit të Ibër-Lepencit. Duhet të shohim të gjoitha mundësitë që ky kanal të të vëzhgohet në mënyrë më efikase“, tha Sveçla.
Ndërkohë drejtori i Policisë Gazmend Hoxha tha se personat e arrestuar mund të ketë lidhje me Radoiçiç.
“Në bazë të hetimeve në vendin e ngjarjes, për ta kryer këtë sulm terrorist dyshohet se janë përdorur një sasi e madhe e eksplozivit prej 15 deri në 20 kilogramë. Eksplozivi ishte vendosur në një çantë të zezë dhe është aktivizuar me detonator mekanik, përmes fitilit ndezës me djegie të ngadalshme”, tha Hoxha.
“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, u shpallën organizata terroriste nga Qeveria e Kosovës qershorin e vitit të kaluar, ndërsa Radoiçiç, politikan dhe biznesmen nga veriu i Kosovës, e mori përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv policie. Autoritetet në Kosovë kanë ngritur aktakuzë ndaj tij dhe 44 personave të tjerë për atë sulm, ku u vra një rreshter policor dhe tre sulmues.