Policia vazhdon kërkimet për 43-vjeçaren Lidiia Trajkovska, e cila është zhdukur për të tretën ditë me radhë. Familja tregon se ajo ishte një grua familjare, e cila nuk kishte asnjë problem shëndetësor. Ata theksuan për mediat se ajo ishte e përgjegjshme dhe nuk ishte konfliktuale.
Tani për tani, ata as nuk mund ta marrin me mend se çfarë ka ndodhur me Lidian. Për momentin nuk ka të dhëna të reja për të, e as policia nuk bën të ditur detaje të reja. Dihet vetëm se përveç kontrolleve në terren, biseda informative, inspektimi i kamerave, kontrolle janë bërë edhe me dronë.
“Shpirti im, nëna ime, sytë e mi”, ka shkruar dje vajza e saj Martina Trajkovska duke kërkuar çdo informacion për nënën e saj.
Familja tha më parë se Lidia doli nga shtëpia dhe shkoi në stacionin e autobusëve. Sipas informacioneve të tyre, ajo ka qenë e shqetësuar, por nuk dihet se çfarë ka pasur. Nuk ka telefon apo dokumente me vete. E gjithë kjo ka ndodhur në mëngjes rreth orës 5. Nuk dihet çfarë ka ndodhur me të nga stacioni i autobusëve e tutje. Ajo kishte veshur një xhup të gjelbër me vija të zeza, xhinse të bardha dhe çizme të zeza.